Sot po zhvillohen zgjedhjet në universitete, tre kandidatë në Tiranë! Kutia e votimit me logon e PS

  • 4 years ago
Sot duke nisur nga ora 08:00 deri në 16:00 do të zhvillohen zgjedhjet në Universitete, një vendim i marrë para pak ditësh nga Ministria e Arsimit dhe i shumë debatuar nga PD-ja dhe jo vetëm, që i ka konsideruar të paligjshme, pasi sipas tyre pandemia nuk i lejon kandidatët të bëjnë fushatë dhe gjithashtu vendos jetën e studentëve në rrezik.

Nga të dhënat mësohet se do të votojnë 718 personel akademik dhe mbi 25 mijë studentë. Për universitetin e Tiranës janë në garë tre rektorë, Artan Hoxha, Mimoza Hafizi dhe Kozeta Sevrani.

Recommended