Zhvillohen zgjedhjet në Universitete - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne institucionet e arsimit te larte publik po zhvillohen zgjedhjet për drejtuesit e rinj. Procesi i votimit ka nisur normalisht ne orën 8 te mëngjesit ne 14 universitete e vendit. Gara me e ashpër ndihet ne Universitetet e mëdha dhe kryesisht ato te përqendruara ne Tirane. Kandidatet per rektor apo dekan kane votuar ne orët e paradites ne qendrat e ngritura pranë fakulteteve. Votimit i janë nënshtruar stafet akademike dhe studentet. Me ligjin e ri administrata e Universiteteve është e përjashtuar nga zgjedhjet. Ne ditën e votimeve nuk kane munguar protestat e studenteve dhe bojkoti i një pjese te tyre. Ata thanë se nuk përfaqësohen ne ketë proces dhe vota e tyre është gati e pavlefshme. Me ligjin e ri studentet kane 10% te votës totale. Sipas rregullores procesi mbyllet ne orën 16 dhe me pas nis numërimi pranë çdo fakulteti. Votimet ne institucionet e arsimit te larte do te vendosin 14 rektoret e rinj, 55 dekanë dhe 155 shefa departamentesh.

Recommended