Ministrja Shahini shtyn zgjedhjet në universitete - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar shtyrjen e zgjedhjeve në universitete. Në një postim në ?Facebook?, Shahini theksoi se data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve shtyhet deri kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve.Shahini nënvizoi mes të tjerash se procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë në mënyrë që IAL-të të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës.?Data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve. Procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë në mënyrë që IAL-të të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës. Shpresoj që ky urdhër të mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësve të arsimit të lartë publik tek planifikimi i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët.?

Recommended