Top News - Misioni në mars/ NASA, në kërkim të jetës

  • 4 years ago
Roveri i gjeneratës së re të NASA-s, Preserverance, do të niset nga cape canaveral në Florida në një mision për të kërkuar gjurmë të jetës së mundshme në fqinjin planetar të tokës.

Agjencia hapësinore amerikane, ka shpenzuar 2.4 miliardë dollarë për këtë mision që pritet të mbërrijë marsin në shkurt. Roveri robotik, me gjashtë rota dhe me përmasat e një makine, do të lancohet nga një raketë Atlas 5, nga bashkëpunimi Beouing Lockheed, po ashtu do të dërgojë në mars edhe një mini helikopter dhe do të testojë pajisjet për misione të ardhshme të njeriut në planetin e kuq. Parashikimet e motit nga cape canaveral nuk janë të këqija dhe ka vetëm një shans të vogël që retë të vonojnë nisjen e misionit. Kjo është hera e parë që ne ulemi në mars ndaj mund të themi se kemi eksperiencë në këtë fushë, tha administratori i NASA-s, Jum Bridenstine.

?Me misionin që ne kemi aktualisht në mars, Curiosity, dimë se rrathët e metanit në mars tregojnë stinët atje, që mund të jetë një tregues, edhe pse jo përfundimtar, se jeta mund të ekzistojë ende në mars sot, nën sipërfaqen e tij?.

Perseverance do të ulet në bazën në një krater 250 metra të thellë, të quajtur Jezero, një ish liqen para 2.5 miliardë viteve që shkencëtarët dyshojnë se mund të mbajë prova të jetës së shkuar mikrobiologjike në mars. Shkencëtarët në fakt kanë debatuar prej kohësh nëse marsi, dikur një vend më mikpritës se sot, ka patur apo jo jetë. Ky është lancimi më i fundit nga toka drejt marsit, në një korrik të zënë, pas misioneve të nisura nga emiratet e bashkuara arabe dhe kina më parë. SHBA ndërkohë planifikon të dërgojë astronautë në mars në rreth vitit 2030 .

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NASA#JumBridenstine#TopChannel