Top News - Covid, Maqedoni/ Vendi shënon rekord testimesh

  • 4 years ago
Pas shifrave të zymta të kësaj periudhe, nga Maqedonia mbërrin një lajm i mirë: vendi regjistroi sot 268 persona të shëruar nga COVID-19, shifra më e lartë kjo e konfirmuar në një ditë që nga shpallja e pandemisë në mes të muajit marsit. Numri më i madh i të shëruarve u regjistrua në Shkup, që ështe dhe zona me më shumë infektime në shtetin fqinj. Pas kryeqytetit, numrin më të madh të të prekurve e kanë Tetova, Gostivari, Kumanova dhe Struga. Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut po ashtu u krye një numër rekord testesh, gjithsej 1,971, të cilat rezultuan me 188 raste të reja pozitive me koronavirus. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u regjistruan edhe pesë viktima nga koronavirusi: dy nga Tetova dhe nga një në Shkup, Manastir dhe Kumanovë. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi kështu në 476 , gati 200 prej të cilave janë në Shkup. Sakaq, Maqedonia e Veriut ka vendosur t`I mbajë mbyllur kufijtë edhe gjatë muajit gusht, por vetëm për Shqipërinë do të ketë lëvizje të lirë pa kushtëzim.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Maqedoni#TopChannel

Recommended