Maqedonia shenon viktimen e 500-te nga Covid | Lajme-News

  • 4 years ago
Autoritetet e shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut duke bërë bilancin e 24 orëve të fundit kanë njoftuar për 74 raste të reja me COVID-19, për 3 viktima dhe 90 të shëruar. Në total raportohet për 11.128 të prekur, për 500 viktima dhe për 3656 raste aktive.

Fundjava e zgjatur për shkak të festave u ka sjell mjaft telashe autoriteteve shëndetësore në vend. Disa xhirime që janë bërë virale nëpër rrjetet sociale tregojnë plazhet e Ohrit ku nuk respektohen masat.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përmes Facebook edhe një herë u bëri thirrje kryesisht të rinjve që t`i zbatojnë rekomandimet duke tërhequr vërejtjen se plazhet lehtë mund të zëvendësohen me spitalet.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë Korrikut në Maqedoninë e Veriut janë evidentuar 4449 raste të reja me COVID-19. Janë shënuar 182 viktima, kurse raportohet për 4084 të shëruar.

Për dy muaj, nga 1 Qershori e deri më 1 Gusht, në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën gjithsej 357 të prekur nga COVID-19. Mesatarisht në muaj nga ky virus kanë vdekur 176.5 persona, kurse në ditë 2.9 persona.

Kjo, sipas autoriteteve shëndetësore të Shkupit, tregon trendin e rrezikshëm të COVID-19, i cili eskaloi sidomos në muajin Maj pas mospërmbajtjes ndaj masave të sigurisë gjatë kremtimeve të festave fetare. Tani, në periudhën e ardhshme, siç njoftohet, priten rastet që burojnë nga fushata e zgjedhjeve të mbajtura më 15 Korrik.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended