Dasho: Shqipëria në 5 vendet me vdekshmëri më të lartë nga Covid-19 në Evropë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Në një intervistë për RTV Ora, mjeku Erion Dasho tha se krahasuar me rajonin Shqipëria renditet e dyta në lidhje me vdekshmërinë nga Covid-19.

Dasho u shpreh se vendi ynë renditet në 5 vendet e para në Evropë për vdekshmërinë.

Dasho: Nëse krahasojmë Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi situata paraqitet në nivele të ngjashme. Edhe në raport me rastet e reja, Shqipëria renditet më poshtë se to. Në raport me Vdekshmërinë Shqipëria renditet e dyta, pas Maqedoninë. Shqipëria ka një vdekshmëri 1.4 raste për milionë banorë. Kjo e rëndit Shqipërinë në 5 vendet me vdekshmëri më të lartë në të gjithë rajonin Evropian. Kjo situatë flet për një përkeqësim të situatës epidimiologjike dhe një vdekshmëri të lartë.

Dasho tha se shtetet ballkanike gabuan me hapjen pas karantinës duke mos respektuar nivelet e parandalimit.

Dasho: Me heqjen e karantinës vendet Ballkanike bën një gabim pasi nuk aplikuan masa strategjike dhe gjithëpërfshirëse për parandalimin. Janë 3 nivele të parandalimit. I pari është parandalimi primar që mundohet të ndalojë përhapjen dhe infektimin e personave nga virusi. Kjo ndodh me vaksinë dhe me masat e përgjithshme. Kjo nuk u zbatuar, por u mjaftua vetëm duke informuar publikun dhe apeli për maskë. Por mungesa e masave nuk mund të kompensohen vetëm me ndërgjegjësim.

Dasho shtoi se personeli mjekësor nuk është trajnuar me protokollet dhe se është kaluar në vileve nga spitalet në qytete te spitalet e Covid.

Dasho: Ministria e shëndetësisë përmend prej kohësh protokollet, por çështja është që personali nuk është trajnuar. Nuk ka vlerë një protokoll nëse personeli nuk trajnohet për zbatimin e tij. Ne jemi duke ofruar vetëm dy modaliteti, në familje dhe në 2 spitalet Covid. Spitali Covid-1 pre nga 6 qarqe dhe spitali Covid-2 nga 6 të tjerë. Kjo është e gabuar se midis familjes ka dy nivele të tjera; spitali bashkiak dhe rajonal. Në asnjë vend të botës nuk njihet një kalim i këtyre niveleve, sepse kushtëzohet spitali fundor. Po ashtu krijohet vështirësia e largësisë në këto spitale, prandaj shumë e mbajnë pacientin në shtëpi duke u rrezikuar jetën pacientëve.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/dasho-shqiperia-ne-5-vendet-me-vdekshmeri-me-te-larte-nga-covid-19-ne-evrope/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended