Ndalohet muzika pas orës 20:00, Manastirliu: Rritje e infeksionit COVID-19 në shtator, tetor, nentor

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Ndalimi i muzikës pas orës 20:00 dhe mbyllja e lokaleve të natës ka marrë formën ligjore në Parlament. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se janë pikërisht këto ambiente të cilat janë shndërruar në vatra të rrezikshme të përhapjes së infeksionit. Ndërsa pas tre rasteve me Covid në Kuvend, deputeti Halit Valteri kërkon testim të të gjithë deputetëve.

Akti normativ për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 dhe ndalin e aktiviteteve në klubet e natës ka marrë vlerë ligjore që prej kësaj mërkure. Kuvendi e miratoi sot me 87 vota pro, 11 kunder e 2 abstenim.

Nga foltorja e parlamentit, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se vatrat e rrezikshme të infeksionit janë pikërisht këto ambiente, ndërsa theksoi se neglizhenca e të rinjve mund të infektojë çdo moshë.

Ogerta Manastirliu:Masat që po marrin, qoftë akti normativ që miratojmë sot dhe ai i detyrimit të vendosjes së maskave në ambiente të mbyllura janë masa të vlerësuara për uljen e zinxhirit të infeksionit dhe përhapjes së tij.Është analizuar që ata që frekuentojnë klubet e natës janë përhapës të një zinxhiri infeksioni përgjatë kësaj periudhe. Ata bëhen vektorë të shpërndarjes së infeksionit të moshave të tjera. Miratimi i këtij akti normative vjen në kohën e duhur në kuadër të zbatimit të masave antikovid.

Pas konfirmimit të tre deputetëve me Covid, përfaqësuesi i opozitës së re Halit Valteri kërkoi kryerjen e tamponit për të gjithë ligjvënësit.

Për përballimin e situatës pandemike e cila sipas ekspertëve pritet të jetë më e vështirë në periudhën vjeshtë-dimër, ministrja Manastirliu deklaroi se po përgatiten jo vetëm për hapjen e spitaleve Covid por edhe për shtimin e stafeve mjekësore.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/manastirliu-duhet-te-parapergatitemi-per-rritjen-e-infeksionit-covid-19-ne-shtator-tetor-nentor/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended