Manastirliu: Jo rritje të tarifave për shërbimin dentar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nje dite pasi iu drejtua Gjykatës Administrative per te paditur vendimin e urdhrit te stomatologut, per rritjen e tarifave te shërbimit dentar, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu siguroi qytetaret se nuk do te kete shtrenjtim te çmimeve. ?Dua të siguroj qytetarët që nuk do të ketë rritje të tarifave dysheme të shërbimeve dentare sepse nuk është kompetencë e Urdhrit të Stomatologëve të vendosë për këtë. Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë e ka kundërshtuar këtë propozim në mbledhjen e Asamblesë dhe pasi u njohëm me vendimin, kemi bërë padi në gjykatë për ta rrëzuar atë, sepse është një vendim i paaplikueshëm, për shkak se Urdhri ka tejkaluar kompetencat që i njeh ligji. Pra është një vendim që nuk do të zbatohet. Siguroj qytetarët se nuk do të ketë rritje të tarifave dysheme, pasi instancat përkatëse do të marrin masat që ju njeh ligji?. Ky pohim i Manastirliut u be gjate inspektimit te një prej qendrave shëndetësore qe ofrojnë sherbim 24 ore çdo dite te javes per urgjencat pediatrike. Ministrja i bëri apel të gjithë prindërve, që në këtë periudhë të ngarkuar me viroza dhe grip, ta marrin shërbimin pranë qendrave shëndetësore. ?Është e njëjta cilësi shërbimi, ndaj nuk është e nevojshme të shkoni në Urgjencën Pediatrike në QSUT, por shërbimi tashmë ofrohet 24 orë në 4 qendra shëndetësore?. Qendra shëndetësore nr.6 në Kombinat, nr.7 në Laprakë, nr.8 në zonën e ish-Bllokut dhe nr.10 në Allias ofrojnë shërbim pa ndërprerje për urgjencat pediatrike.

Recommended