Top News - Zgjedhjet ne universitete / PD -disa komisione pa legjitimitet
  • 4 years ago
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Universitet që do të mbahet ditën e nesërme. Në një dalje publike për mediat, Albana Vokshi pohoi se disa komisione zgjedhore janë pa legjitimitet dhe me mandat të mbaruar, ndërsa theksoi se pedagogëve u është hequr mundësia të bëjnë fushatë, për shkak të pandemisë.

Sipas saj, këto padrejtësi dhe paligjshmëri burojnë nga urdhri i Ministres së Arsimit për të zhvilluar më 30 korrik zgjedhje farsë në universitete?
Në mënyrën me kriminale, qeveria shfrytëzoi pandeminë për të uzurpuar plotësisht arsimin e lartë, përmes zgjedhjeve të paligjshme dhe në shkelje të Kushtetutës.
Bazuar në të dhënat për çdo universitet:
? Nuk ka garë për rektore në 5 Universitete, pra në 45% të tyre, rektori është i paracaktuar.
? Nuk ka garë për dekanate në 21 raste ose 49%, madje ka edhe dekanate pa asnjë kandidim.
? Nuk ka garë në rreth 120 departamente apo në 75% të tyre në të gjithë Shqipërinë. Ka dhjetëra departamente pa asnjë kandidat, pra nuk ka as zgjedhje.
Vokshi ka premtuar se Partia Demokratike në qeveri do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, që respektojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe autonominë e universiteteve.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlbanaVokshi#PD#TopChannel
Recommended