Top News - Parlamenti në Turqi/ Ligj për kontrollin e medias sociale
  • 4 years ago
Parlamenti i Turqisë miratoi të mërkurën legjislacionin për rregullim të rrjeteve sociale siç janë Tëitter dhe Facebook, duke detyruar këto të fundit të veprojnë në përputhje me kushtet e ashpra, apo në të kundërtën do të gjobiten apo do t?iu kufizohet aktiviteti. Sipas legjislacionit, kompanitë e mëdha të rrjeteve sociale, Facebook dhe Twitter duhet të kenë zyrat e tyre përfaqësuese në Turqi për të trajtuar ankesat kundër përmbajtjes në këto platforma. Dështimi i të emëruarit të një përfaqësuesi, që duhet të jetë shtetas turk, do të rezultojë me gjoba, ndalim të reklamimit dhe zvogëlim të aktivitetit, që më pas do të vështirësonte përdorimin e tyre. Legjislacioni i ri po ashtu u kërkon ofruesve të këtyre shërbimeve që të ruajnë të dhënat në Turqi, duke e bërë më të lehtë qasjen në to nga prokurorët dhe autoritetet tjera. Grupet për të drejtat e njeriut dhe ata për liri të shprehjes kanë paralajmëruar se ky dokument do t?iu lejojë autoriteteve që të rrisin censurën online, andaj u kanë bërë thirrje gjigantëve teknologjikë, sikurse Google, që ta refuzojnë atë. Qeveria e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se kjo rregullore është e nevojshme për luftim të krimit kibernetik dhe mbrojtjes së përdoruesve. Erdogan ka kërkuar ligjin duke u zotuar ?se do të kontrollojë rrjetet sociale? dhe do ta zhdukë imoralitetin. Ligjvënësit opozitarë kanë thënë se ky ligj do të zvogëlojë lirinë e shprehjes, në një shtet ku mediat veçse janë të kontrolluara nga qeveria dhe shumë gazetarë janë nëpër burgje.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RecepTayyipErdogan#Turkey#TopChannel
Recommended