Zbutet tensioni greko-turk

  • 4 years ago
Pas disa ditësh përshkallëzim tensioni dhe me flotat e tyre ushtarake përballë njëra tjetrës në Egje dhe Mesdheun Lindor gati për një konflikt ushtarak ,duket se Greqia dhe Turqia kanë vendosur të bëjnë nga një hap pas.


Lajmin e ka konfirmuar në fillim zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kalin që ka deklaruar se Rexhep Tayyp Erdogan ka kërkuar pezullimin për një muaj të operacioneve të kërkimit të hidrokarbureve pranë ishullit grek Kastelorizo , si një qasje konstruktive për negociatat dhe menjeherë janë parë anijet luftarake turke të kthehen në bazat ushtarake .

Zyrtari turk madje ka shtuar se shtypi gjerman ka ekzagjeruar faktin që Greqia dhe Turqia kishin arritur në prag të një konflikti të armatosur , pavarësisht kontributit të zonjës Merkel në zbutjen e situatës, ndërsa ka theksuar se Turqia është e gatshme të ulet në tryezen e bisedimeve pa kushte dhe kritere.

Sa i përket Athinës edhe ajo ka vendosur kthimin e anijeve të saj, ndërsa e konsideron vendimin e Ankarasë si një veprim pozitiv në parim, por që ka rezultuar edhe për shkak të qëndrimit të ashpër të Greqisë dhe ka parashtruar vijën e kuqe të saj për tu ulur në bisedime me Turqinë.

?Kushti i domosdoshëm për dialog është zbutja e tensioneve me vepra nga ana e Turqisë. Ne nuk mund të dialogojmë kur njëra palë ndërmerr veprime që janë në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtën për Detin?, tha ministri i jashtëm i Greqisë.

Dhendia ka qartësuar gjithashtu se mosmarrëveshjet e Greqisë me Turqinë kane të bëjnë me çështjen e rafteve kontinentale në Egje dhe Mesdheun Lindor si dhe te zonave detare.

Por vetëm disa orë pas lajmit pozitiv të zbutjes se tensionit mes dy fqinjeve , pala turke deklaroi një Navtex të ri duke shtuar se dëergon anijen tjetër Barbaros për kërkime të hidrokarbureve në zonën ekzkluzive detare të Qipros, ndërsa mediat greke e kanë cilësuar këtë veprim si një dush skocez në ujërat e ?nxehta? të Mesdheut.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greece#Turkey#TopChannel

Recommended