Spektakli me makinat rally/ Gara nëpër male me të pasionuarit pas tyre

  • 4 years ago
?Plani për sot është që të improvizojmë një pjesë të garës. Jo garë rezistence, por do bëjmë një garë më shpejtësi të vogla për të provuar disa teknika me shirita.?


Kështu organizohen ditët e pushimit në Shtaczi Grup, të Rally Albania. Kësaj herë kryetari i grupit ka vendosur të bëj një garë brenda ekipit.

Gazetarja: Renti kjo është dhoma e krenarisë së grupit Shatczi Team. Kur ka filluar ky grup?

R.Sina: Rally Albania që është më kryesorja,grupi jonë pothuajse ka marrë të gjitha çmimet. Por dua të përmend që kam marrë shumë çmime jashtë Shqipërisë.

Pista e garave really nuk është rruga e shtruar me asfalt, ata garojnë në male.

Land Hoxha, Kampion i Rally Albania 2020: Tani do bëjmë një provë jam me Shatczin dhe piloti është Land Hoxha.

Sa i rrezikshëm është ky sport?

Land Hoxha: Aspak, do vetëm kujdes të madh. Ti sa herë kë bërë saltro? Herën e fundit që bëra thyeva dy vertebra të qafës. Kam që në vitin 2012 që e ndjek sport. Ishte kënaqësi dhe suksese në gara.

Ditët e garave pilotët mundohen që mos tjua tregojnë familjarëve,pasi meraku është i madh. Por rasti i Arben Hamzait është ndryshe, e gjithë familja e tij është e pasionuar pas këtij sporti ekstrem.

Arben Hamzai,Pilot: Unë jam garues, gruaja ime gjithashtu. Edhe djalit tim të vogël i pëlqen ky sport dhe them se do të bëhet pjesë e grupit.

Performaca e grupit nuk u duartrokit nga drejtuesi.

Renti Sina: Ishit shumë të dobët. Çmimin e parë e mori Luani.

Luan Kodra, co-pilot: Me 45 sekonda fitova garën e grupit. Kjo është një makinë e mirë dhe nuk të lë kurrë në grup, edhe unë kam investuar shumë në të.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RallyAlbania#TopChannel

Recommended