Meksikë/ Gara e babagjyshave, me qindra Santa Claus dalin nëpër rrugë

  • 4 years ago
Me qindra vetë të veshur si babagjyshë të vitit të ri kanë marrë pjesë në garën e përvitshme të krishtlindjeve në Guadalahara të Meksikës. Ky është një event i pritur me padurim në këtë qytet, të cilin duket arrin ta zhysë edhe më fort në shpirtin e festës.


?Ne vijmë të gjithë të veshur si Santa Claus. Ky është praktikisht një lloj homazhi që ne bëjmë për Krishtlindjet?- tha një garuese.

?Është shumë bukur; këtu marrin pjesë edhe familje të tëra, kështu njerëzit hyjnë edhe më shumë në atmosferën e festës, është fantastike?- u shpreh një garuese tjetër.

Mes kostumeve në ngjyrë të kuqe e të bardhë të babagjysëve, gjen edhe nga ato të personazheve te tjera të njohura tashmë të kësaj feste, siç janë drerët apo edhe Grinchi jeshil.

Gara e hareshme, që nuk është vërtet një kompeticion, është organizuar në të kaluarën për një kauzë të mirë, sepse paratë e mbledhura nga biletat, janë për të blerë dhurata fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Mes të gjithë festave të krishtera, Kërshendellat mbeten padyshim ato më të famshmet e më të kremtuarat, dhe magjinë e këtij sezoni, njerëzit në të gjithë botën, kanë nisur ta ndiejnë tashmë.




Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Babagjyshi#SantaClaus#TopChannel

Recommended