100 vjetori i Arshi Pipës/ Përkujtimi nga qendra Kombëtare e Librit dhe leximit

  • 4 years ago
Unë mund te heq dorë nga gjithcka, përvecse nga mendimi. Ajo është e mira ime më e madhe, e mira ime absolute. Kështu shkruan Arshi Pipa, një mendimtar aq i sinqertë dhe i vërtetë si ai, sot do të festonte 100 vjetorin e lindjes.


Për arsimtarin, gjuhëtarin, publicistin dhe autorin e munguar të letërsisë shqipe Qëndra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi një takim.

?Një personazh, i cili për gati gjysmë shekulli ishte i censuruar ne Shqipëri. Por që tashmë vjen i plotë megjithë dimensionin e veprës së tij për t?u përkujtuar në këtë 100 vjetor si një njeri, i cili e ka lartësuar mendimin dhe sidomos kritikën letrare në vend?.

I censuruar, i arratisur nga Shqipëria komuniste e disident, vepra e mendimtarit Pipa ende nuk njihet plotësisht.

?Arshi Pipa është kritik. Një ndër kritikët e mëdhenj. Ai i përket shkolles së Fishtës, Konicës, Fan Nolit e shume të tjerë, të cilët e kanë ushtruar zanatin e kritikës si artin më të madh intektual?.

?Madje dhe me ata njerez qe ka pasur polemika ai ka thënë për Kadarenë. Kadareja e nderon vendin tonë. Ai ishte një kalorës i mendimit të lirë.
Sinkron Irena Buzi?.

?Më kujtohet viti 2005 kur motra e Arshi Pipës na tregoi librin e shkruar në fleta cigaresh. Ka qenë për mua një moment mjaft emocional, sepse ishte hera e parë që përballesha me një shkrimtar të tillë mikroskopik dhe tepër të qartë të shkruar në letra cigareje?.

Arshi Pipa qendroi rreth 11 vjet në burgje e kampe pune. Rrefimet e tij mbi burgun, janë një deshmi e ashpërsisë së kohës. Burgosja e tij ishte një humbje e madhe për vendin.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArshiPipa#IrenaBuzi#TopChannel

Recommended