Koalicioni ASH AAA proteste ne Shkup |Lajme-News

  • 4 years ago
Pasi u bë e qartë se rezultatet e zgjedhjeve nuk do të ndryshojnë, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të protestojë sot. ?Marshi për demokraci? do të fillojë tek parku i Çairit, e do të përfundojë para selisë së Unionit Evropian.
?Le të jetë e do të jetë ky marshim Dita e Popullit, sepse sot sheshi do të jetë i atyre që u vodhën votën, ju vodhën punën, ju vodhën të tashmen, ju shkatërruan të ardhmen! Sot është dita që drejtësia të vijë në vendin e saj! Sot është dita që populli të kthejë mbrapsht gjithçka që i është rrëmbyer?.
Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Alternativa, Skënder Rexhepi-Zejdi ka drejtuar akuza ndaj BDI-në, siç thotë, si krijuese të shtyllës së turpit, duke i replikuar në distancë zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani.
?Jo 5, por 6 shtyllat kombëtare. E dëgjoj zëdhënësin e BDI-së teksa flet për 5 shtyllat kombëtare. Por ai e ka harruar shtyllën kryesore shqiptare, atë të 6-tën: Shtylla e 6 e politikës kombëtare shqiptare është shtylla e turpit, shtylla ku do të ngjiten fotografitë e vjedhësve të votës shqiptare nga lideri i partisë së tij deri te bandat lokale, ngase të dhunosh votën e lirë është njëjtë sikur të vrasësh gjitha vlerat demokratike perëndimore të cilat i synojmë ne si popull?, ka thënë Skënder Rexhepi-Zejdi në faqen e tij në Facebook.

Pikërisht në kohën kur koalicioni ASH-Alternativa janë duke organizuar Marshin për Demokraci, siç thonë nga ky koalicion, për shkak të parregullsive zgjedhore dhe vjedhjes së votave, BDI përmes zëdhënësit Bujar Osmani u shpreh për bashkëpunim kombëtar duke propozuar konturat kryesore të rrugëtimit politik të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
?Në zgjedhje nuk garojmë me më shumë se dy lista. Partia që e merr një votë më shumë flet në emër të shqiptarëve me komunitetet tjera. Partitë dhe deputetët e partive që kanë një votë më pak, japin mbështetje partisë së parë, që për vijat strategjike tona të flasin në emër të gjithë deputetëve shqiptarë, kurse për çështje të politikës ditore do të jenë korrektori kryesor. Deputetët e partive jofituese nuk bëjnë biseda anësore për të dobësuar pozitat negociuese të partisë fituese si në vitin 2006. Mundësi për bashkëpunime në forma të ndryshme në interes të qytetarëve mes partive politike shqiptare".
Organizatorët e protestës thanë se simbolet e këtij marshi do të jenë vetëm flamurët partiak dhe flamuri kombëtar shqiptar, ndërsa sloganet do të jenë të lidhura vetëm për mbrojtjen e demokracisë. Çdo simbol tjetër që shpreh fobi, urrejtje ose fyerje, siç thanë, do të jetë kundërshtim me marshin. Ata janë zotuar se do të respektojnë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore, për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse dhe të distancë.
Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https:...

Recommended