Koalicioni opozitar: Ndryshimet, vetem me referendum | Lajme - News

  • 4 years ago
Akt tinëzar e antikushtetues e ka cilësuar koalicioni opozitar vendimin e maxhorancës për ndryshimet kushtetuese që i hap rrugë listave të hapura në zgjedhje dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Përmes një deklarate të përbashkët për shtyp, opozita e bashkuar sqaron se ndryshimet në ligjin themeltar të shtetit janë tagër vetëm i qytetarëve.

?Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor e vendosin vetëm qytetarët me referendum popullor. Opozita e Bashkuar i bindet vetëm vendimeve që marrin qytetarët dhe jo interesave kriminale të pushtetit personal të Edi Ramës?.

Sipas opozitës së bashkuar, tentativa e Kryeministrit për të prishur marrëveshjen e 5 Qershorit, të dakordësuar nga partnerët ndërkombëtarë është përgjegjësi personale e Edi Ramës duke minuar të ardhmen europiane të vendit.

?Ky akt rikonfirmon se Edi Rama është një mashtrues tinëzar që, për pushtetin e tij, shet interesat e vendit dhe të shqiptarëve, rrënon procesin e integrimit europian dhe izolon Shqipërinë, duke kërcënuar rëndë stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit?.

Për ndryshimet e fundit në Kushtetutë ka reaguar edhe Presidenti Meta me anë të zëdhënësit të tij. Kreu i shtetit thotë se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë pas djegies së mandateve nga opozita.

Sipas Metës, procesi i zëvendësimit të deputetëve ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor. Presidenti thotë se është koha t?i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë pasi e ardhmja europiane e Shqipërisë është alternativa e vetme dhe se të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët!

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended