Koalicioni opozitar: Ndryshimet, vetem me referendum | Lajme - News

  • 4 years ago
Akt tinëzar e antikushtetues e ka cilësuar koalicioni opozitar vendimin e maxhorancës për ndryshimet kushtetuese që i hap rrugë listave të hapura në zgjedhje dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Përmes një deklarate të përbashkët për shtyp, opozita e bashkuar sqaron se ndryshimet në ligjin themeltar të shtetit janë tagër vetëm i qytetarëve.

?Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor e vendosin vetëm qytetarët me referendum popullor. Opozita e Bashkuar i bindet vetëm vendimeve që marrin qytetarët dhe jo interesave kriminale të pushtetit personal të Edi Ramës?.

Sipas opozitës së bashkuar, tentativa e Kryeministrit për të prishur marrëveshjen e 5 Qershorit, të dakordësuar nga partnerët ndërkombëtarë është përgjegjësi personale e Edi Ramës duke minuar të ardhmen europiane të vendit.

?Ky akt rikonfirmon se Edi Rama është një mashtrues tinëzar që, për pushtetin e tij, shet interesat e vendit dhe të shqiptarëve, rrënon procesin e integrimit europian dhe izolon Shqipërinë, duke kërcënuar rëndë stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit?.

Opozita e bashkuar në deklaratën e saj thotë se mbështet qëndrimet e Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompei, si dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së të cilët kërkojnë kodifikimin pa asnjë ndryshim të dakordësisë së 5 Qershorit, si baza minimale për krijimin e një klime normale për zgjedhjet në Shqipëri.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended