Koalicioni ASH-Alternativa nis protestat ne RMV |Lajme-News

  • 4 years ago
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari deklaroi se së bashku me Alternativën, të hënën do të mbajnë një marsh proteste, siç thotë, kundër keqpërdorimit të votave dhe mbushjes së kutive.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se protesta do të mbahet të hënën duke shtuar se ?kur drejtësia mungon në institucione ajo kërkohet në rrugë! Votat janë vjedhur si çdo herë! Hajdutët janë të njëjtët! Por?Populli ka Ndryshuar! Ky është fundi i Mafies Zgjedhore?, shkruan Taravari.
Ai në një prononcim për median maqedonase ka theksuar se protesta do të fillojë nga Çairi i Shkupit kurse do të përfundojë para Zyrës së BE-së në Shkup dhe para ndërtesës së KSHZ-së.
Thotë se kanë në dispozicion emra dhe mbiemra të të vdekurve që kanë votuar dhe se për këtë kanë njoftuar Misionin e OSBE/ODIHR-it.
?Do të bëjmë një protestës paqësore për shkak se 18 vite kjo tashmë është bërë traditë dhe askush nuk e ngre zërin. E pamë raportin e parë të OSBE/ODIHR-it që shprehin keqardhje për shkak të blerjes së votave apo votimit të dyfishtë e të trefishtë?.
Duke u prononcuar rreth negociatave për formimin e Qeverisë, Taravari ka theksuar se të gjitha opsionet mbeten të hapura, por kushti kryesor është që BDI-ja të mos jetë pjesë e shumicës parlamentare, duke përsëritur qëndrimin e udhëheqjes partiake se pas 18 viteve duhet të ndodhë ndryshimi në bllokun politik shqiptar.
Sipas rezultateve të para të KSHZ-së, koalicioni ASH-Alternativa në zgjedhjet e 15 Korrikut ka fituar 12 mandate deputetësh.
Klan Macedonia

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended