Aksionet në kompaninë “Logal”/ Shkëlzen Berisha nuk i ka deklaruar në ILDKPKI

  • 4 years ago
Djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha nuk ka deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive aksionet në kompaninë ?Logal? sh.p.k.


Përmes kësaj kompanie ai ka blerë 3 parcela arë për një total prej 6.183 metra katrorë dhe 3 parcela te tjera truall prej 14.220 metra katrore nga të cilat 5.066.5 metra katrorë godinat, tek kompania ?Abduramani? sh.p.k, tek kompania ?Mulliri i Artë? sh.p.k si dhe tek shtetasi Agur Abduramani.

Ky dokument tregon se kompania ?LOGAL? është themeluar në 7 dhjetor të vitit 2015, me administrator dhe aksioner të vetëm Shkëlzen Berishën. Në deklaratën e pasurisë së vitit 2015, djali i ish kryeministrit nuk deklaron aksione në ndonjë kompani.

Atë vit Shkëlzen Berisha deklaronte vetëm të ardhura nga konsulenca 100 000 lekë, të ardhura nga punësimi, 759 789 lekë, të ardhura nga ndërmjetësimi 210 mijë euro, të ardhura nga qiraja 47 mijë euro si dhe shlyerjen e dy kredive për blerje apartamenti dhe makine.

Në vitin 2016, deklaron 961 966 lekë të ardhura nga punësimi, 3 000 000 lekë të ardhura nga konsulenca juridike, 47 mijë euro të ardhura nga qiraja ndërsa ka mbyllur kredinë 252 mijë euro për blerje apartamenti.

Për herë të parë, emri i kompanisë ?Logal?, shfaqet në deklaratën e vitin 2016, ku Shkëlzen Berisha thotë se i ka dhënë 250 mijë euro borxh. Ai i ka marrë paratë në formë overdrafti në një bankë, duke ia dhënë hua kompanisë së vet.

Pra, përveç kredisë 1.8 milionë euro të marrë sipas tij, del edhe një borxh tjetër 250 mijë euro, duke e çuar totalin e borxhit mbi 2 milionë euro, pa llogaritur interesat e kredisë 1.8 milionë euro.

Ditë me parë u publikua një dokument që tregonte se djali i ish kryeministrit Berisha kishte marrë nga banka 1.8 mln euro kredi me kolateral për pronat e blera ne Gërdec.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ShkëlzenBerisha#Logal#TopChannel

Recommended