Ora News - Shkëlzen Berisha kërkon dënimin e Ballës, deputeti nuk paraqitet në gjyq

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
U zhvillua sot në Gjykatën e Tiranës seanca e parë e shqyrtimit të padisë së Shkëlzen Berishës ndaj kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa djali i ish-kryeministrit Berisha kërkoi dënimin e Ballës pas deklarimeve të bëra në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ, në adresë të tij.

Shkëlzen Berisha: Proceset për shpifje me zotin Balla janë të shumta sepse profesioni kryesor i zotit Balla është shpifës. Nuk ishte i pranishëm. Shpresoj të mos ketë qenë duke nxjerrë ndonjë përdhunues nga komisariatet, shpresoj të mos ketë qenë në udhëtim me ndonjë trafikant që e ka mik shtëpie, shpresoj që gjykata të vërtetojë dhe njëherë shpifjen e radhës, kësaj here penalisht për zotin Balla."

Berisha dorëzoi provat në gjykatë që sipas tij vërtetojnë të kundërtën e akuzave të Ballës dhe i kërkoi gjykatës ta dënojë për shpifje.

Sipas Shkëlzen Berishës, "Balla e publikoi këtë dokument që përmbante të dhëna personale, në kohën kur ishte kryetar i komisionit parlamentar për këtë çeshtje".

Bëhet fjalë për një dokument që kreu i grupit PS-së e publikoi në adresë të tij të facebook dhe i referohet një pagese prej 200 mijë euro të marra nga shtetasi Ismail Mulleti nga djali i ish kryeministrit. Ai e akuzon për shmangie të detyrimeve tatimore.

Berisha pretendon se Balla e publikoi këtë dokument me të dhëna personale në kohën kur ishte kreu i komisionit hetimor parlamentar për çështjen CEZ.

Gjykata caktoi më datë 27 nëntor për seancën e radhës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkelzen-berisha-kerkon-denimin-e-balles-deputeti-nuk-paraqitet-ne-gjyq

Recommended