Qytetari me zë të dridhur: Deputetët po na rrjepin, OFL t’u marrë pasurinë e t’ia japë popullit!
  • 4 years ago
Listat e hapura dhe mundësia që nëpërmjet tyre mund të kemi deputetë më një figurë më me integritet në Parlament ishte në qendër të komunikimit të gazetares Migena Sotiri me qytetarët, ditën e sotme në emisionin e mëngjesit ?Shtypi i ditës dhe ju?. ?Po na zhvatin dhe po na rrjepin lëkurën!? kështu është shprehur me zërin që i dridhej një nga telefonuesit duke kërkuar që operacioni Forca e Ligjit të veprojë dhe t?u marrë pasurinë të gjithë politikanëve të korruptuar dhe hajdutë sipas tij. Pasuria e tyre t?u shpërndahet popullit ishte apeli i qytetarit duke shprehur dhimbjen se nuk arrin dot që me paratë e pensionit të blejë ilaçet.
Recommended