Top News - Presidenti Amerikan/ Firmos uljen e çmimit të ilaçeve

  • 4 years ago
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi katër urdhëra ekzekutivë për të ulur çmimet e barnave në vend. "Katër urdhërat që po i nënshkruaj sot do të rikonstruktojnë tërësisht tregun farmaceutik?, tha Trump, që kishte kritikuar në vazhdimësi çmimet tejet të larta të barnave.
Ky vendim mundëson edhe importin e barnave më të lira nga vendet tjera.

Analistët e kanë kritikuar këtë vendim duke theksuar se nuk do të ketë shumë efekt. Që kur Trump kishte marrë mandatin ai kishte kritikuar çmimet e larta në tregun farmaceutik dhe kishte paralajmëruar hapa radikalë për të ulur çmimet.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen në nëntor të këtij viti. Kritikët kanë theksuar se këto vendime vështirë se mund të hyjnë në fuqi deri në atë kohë. Shtetet e Bashkuara janë duke u përballur me një numër të madh të të infektuarve nga koronavirusi i ri. Deri më tani janë raportuar mbi 4 milionë raste dhe mbi 145 mijë viktima.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Trump#TopChannel

Recommended