Report TV - E plotë, Meta firmos LIVE dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit / Argumentat

  • 5 years ago
Presidenti Ilir Meta firmosi Live para mediave në konferencën e jashtëzakonshme që mbajti në orën 8 të këtij mëngjesi, dekretin ku anuloi zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Ai tha se pa pasur një datë të caktuar nga presidenti nuk mund të mbahen zgjedhjet. Kreu i shtetit bëri për herë të parë publik argumentet e këtij vendimi, dhe tha se zgjedhjet vendore janë shtyrë në një afat të pacaktuar. Data e re theksoi ai, duhet të vijë me marrëveshje politike mes palëve.

"Në çdo rast shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet e 30 qershori nënkupton shtyrjen e tyre për një datë tjetër. Anulimi i zgjedhjeve është mjeti i vetëm për të parandaluar situatën dhe do shpërbejë si nxitje për dialog. Në Shqipëri vendi po shkon drejt votimeve një partiake që do të bënte një regres për të ardhmen europiane të vendit. Nëse zgjedhjet do bëhen pa garë do përcillte një mesazh të gabuar se Shqipërisë është orientuar në një qasje të ndryshme nga ajo që ka ndjekur deri më tani. Më 2020 Shqipëria kryeson OSBE dhe duhet t'i paraprijë kryesimit të kësaj organizate me shembullin më të keq. Me vetëdije të plotë se kushtet nuk mundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, me bindjen se ky vendim është mënyra e vetme për zgjedhjen e saj, si kreu i shtetit në përputhje me kushtetutën kam vendosur që të dekretoj shfuqizimin e dekretit dhe anulimin e datës 30 qershor. Ftoj të gjithë aktorët të nisin dialogun për gjetjen e një zgjedhje të shpejt. Zhvillimi i zgjedhjeve në kushtet e tensionuara sjell jo vetëm bojkot por edhe rrezikun e një konflikti civili. Presidenti ka përgjegjësinë që të sigurojë bashkëjetesën demokratike e cila vjen para çdo rregullimi tjetër", u shpreh kreu i shtetit.

Meta tha se shfuqizimi i dekretit dhe anulimi i zgjedhjeve, sipas tij për të mbrojtur vlerat dhe parimet kushtetuese, nuk paraqet pengesa kushtetuese. Ai dha edhe shembuj të tjerë të shtyrjes së zgjedhjeve në Shqipëri në situata që ai i quajti të pazakonta.

Recommended