Komisioni i Venezias vulos legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit: Meta s'mund t'i zhdekretonte

  • 5 years ago
Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Komisioni i Venecias ka vulosur legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke hedhur poshtë kështu një tjetër shtyllë mbi te cilën bazohet sot qëndrimi politik i opozitës. Në raportin që do të zyrtarizohet në 11 tetor, një draft i të cilit u zbulua dje nga Report Tv, shkruhet qartë se Presidenti i Republikës Ilir Meta me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit ka tejkaluar kompetencat kushtetuese Rrjedhimisht zgjedhjet vendore që u mbajtën vetëm me pjesëmarrjen e koalicionit socialist, nga pikëpamja kushtetuese janë plotësisht legjitime. Një verdikt që është shumë i vështirë të mund të rrëzohet nga Gjykata Kushtetues kur ajo të krijohet, pasi vendimi i Venecias bazohet pikërisht mbi interpretimin e Kushtetutës shqiptare.

Recommended