A1 Report - Ristani: Meta na bleu një kryekomunar para zgjedhjeve të 21 Qershorit 2015

  • 9 years ago
Partia Demokratike ka denoncuar atë që e quan ?një aferë të pastër korrupsioni?. Nëpërmjet Arben Ristanit, partia më e madhe opozitare në vend thotë se para zgjedhjeve është blerë një kryetar komune për t?i shërbyer Metës në Cërrik.

?Agron Hysa, ish¬kryetari i Komunës Mollas, nuk i përkiste kësaj mazhorance. Por ai kaloi me Ilir Metën dhe Edi Ramën, pasi kompanisë së tij iu dha në mënyrë të pastër korruptive tenderi prej 8 miliardë e 684 milionë lekësh për rikonstruksionin e rrugës Elbasan¬ Banje, në fillim të qershorit.

Në këmbim të këtij favori financiar miliarda lekësh, kryetari i Komunës u rreshtua në krah të Ilir Metës e kandidatit të tij për Cërrikun, dhe kjo dëshmohet nga dhjetra foto të takimeve elektorale. Vetë tenderi ka shkelje dhe abuzime të rënda ligjore. Ky është një korrupsion i skajshëm me paratë publike, një hajdutëri tipike e markës Rama¬Meta. Sigurisht, fituesi ishte i paracaktuar.

Dhe ndërkohë Agron Hysa u zhvendos poltikisht nën strehën e fundit të maskarenjve, duke punuar në fushatën e LSI¬së për Bashkinë Cërrik?, u shpreh Ristani.

?Ky rast i pastër korrupsioni politik dhe financiar duhet ta verë menjëherë në lëvizje Prokurorinë. Por ky është vetëm një nga rastet e këtij regjimi të korruptuar që tenderon e jep me koncesione miliarda lekë për miqtë dhe klientët, nga rrugët tek burgjet, nga shëndetësia në ekonomi, në tatime e dogana e në çdo sektor publik, ndërkohë që zhvat edhe kacidhen e fundit nga shqiptarët e pamundur. Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të nisë hetimin e kësaj afere, e të vërë para përgjegjësisë penale autorët e këtij krimi korruptiv?, shtoi Ristani.

Recommended