Ora News - Ultimatumi i Metës: Kush prek “5 qershorin” përfundon si Haxhi Qamili

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Presidenti Meta i ka dërguar një mesazh të qartë kryeministrit Rama, duke e lajmëruar se nëse kalon në Kuvend ndryshimet Kushtetuese do ta pësojë si Haxhi Qamili. Kreu i Shtetit paralajmëroi se do të marrë masa të forta me qëllim monitorimin e procesit zgjedhor në vend për të mos lejuar, siç tha ai, keqpërdorimin e institucioneve në favor të interesave politike.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, i ka cilësuar të papranueshme ndryshimet kushtetuese në mënyrë të njëanshme.

Duke kujtuar revolucionin e Haxhi Qamilit, Presidenti i dërgoi një mesazh të qartë kryeministrit Rama nëse ai do ti bëjë ato pa konsensus.

Meta: Jam i qartë dhe më duket se kam sqaruar se çdo prekjeje e njëanshme e Kushtetueses, nga një parlament jo kushtetues është e papranueshëm, është përpjekje për të asgjësuar shtetin e së drejtës, demokracisë dhe të ardhmen europiane. Dhe do marr përgjegjësinë e duhur nëse dikush ka kaluar jashtë realitet, dhe do të vijë brenda realitetit shumë shpejt. Kur parlamenti vepron në përputhje me Kushtetutën dhe rekomandimet e Venecias, është legjitim. Kur vepron ndryshe, nuk është legjitim. Këtë ua ka thënë dhe Venecia se Shqipëria është në një situatë ku kemi në Kuvend një parti. Rregullat e garës nuk vihen nga një maxhorancë për interes të maxhorancës. Pasi kjo bëhet në diktaturë.

Unë nuk ndaloj asnjëherë të çmendet dhe as të hidhet nga kati i 20. Unë kam të drejtë t?i them mos u hidh se vritesh. Mos më bëni mua përgjegjës për njerëz që nuk kontrollojnë dot dozat e optimizmit të tyre. Edhe Haxhi Qamili doli kundër perspektivës europiane të Shqipërisë, por të gjithë e dimë si përfundoi. Unë jua thash se kush është kontributi im deri tani. Kam dhënë një kontribut të rëndësishme që opozita të tërhiqen nga kushti i qeverisë tranzitore dhe të pranonte të paktën këto standarde minimale, por kush prek 5 qershorin duhet ta dijë se ka nuk ka vetëm 30 korrik, por dhe 31 korrik, 2 gusht dhe jeta vazhdon, por aty ka një datë ku ndahen dy epokat.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ultimatumi-i-metes-kush-prek-5-qershorin-perfundon-si-haxhi-qamili/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended