Top News - Trafikantët e Ballkanit/ Shqiptarët jo me ushtarë të mafias

  • 4 years ago
Një raport i fundit i Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, arrin në përfundimin se grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor po veprojnë gjithnjë e më shumë në botë, megjithëse rajoni vetë është një treg relativisht i vogël për krimin e organizuar. Raporti ?Tentakulat Ndërkombëtare: Zonat Problematike të Krimit të Organizuar nga Vendet e Ballkanit Perëndimor? thotë se fitimet e këtij aktiviteti të paligjshëm bëhen kryesisht në vende të tjera si Evropa Perëndimore, Turqia, Amerikën Latine madje deri ne Afrikën e Jugut dhe Australinë.
Në raport thuhet se në shumë nga epiqendrat e krimit të organizuar, grupet nga Ballkani Perëndimor, janë ngritur në hierarkinë e krimit, në 20 vitet e fundit. Raporti tregon se si grupet nga rajoni kanë arritur deri aty sa të angazhohen në financimin, transportimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës të transportuara nga Amerika e Jugut në Evropë. Lidhjet e ngushta me grupe lokale kriminale dhe qasja tek kokaine që nga burimi, kombinuar me praninë e tyre në qytete të mëdha porte të Evropës, do të thotë se grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor janë në gjendje të kontrollojnë gjithë ciklin e furnizmit të kokainës nga burimi në destinacion.
Në raport theksohet fakti se Shqipëria, që nga fillimi I viteve 2000 u bë edhe vend origjine për kanabisin e shitur në Evropë, pas mbjelljeve masive të kanabisit në vend gjatë viteve 90 e në vazhdim, duke furnizuar kryesisht tregjet e Italisë e Greqisë.
Më pas flitet me detaje për trafikantët shqiptarë duke treguar rrugëtimin e tyre në botën e krimit nga fillimi I viteve 90-të deri në ditët e sotme.
?Fillimisht shqiptarët ishin në shërbim të italianëve në këtë bashkëpunim, por gjatë dy dekadave të fundit, falë edhe lidhjeve me furnizuesit e kokainës në Amerikën Latine dhe rrjetet e tyre në vende të Evropës perëndimore ku ka shumë emigrantë shqiptarë, ata kanë arritur të ngjitin shkallët e hierarkisë kriminale, deri në atë pikë sa në disa raste janë bërë partnerë të barabartë me grupe mafioze italiane?, thuhet në raport, ku përmenden edhe raste ku grupet shqiptare mbajnë peng anëtarë të mafias sicciliane si garanci që do paguhen për drogën që I kanë furnizuar.
Raporti thekson se prania e trafikantëve shqiptarë është rritur shumë në Amerikën Latine nga ku tashmë janë bërë furnitorë të kokainës për Europën Perëndimore.
Prania e trafikantëve shqiptarë është rritur edhe dhe në Turqi. I ashtuquajturi ?Korridori Ballkanik? njihet për transportimin e heroinës nga Afganistani nëpër Iran, në Turqi, dhe përmes Ballkanit perëndimor. Që këtej droga dërgohet në tregjet kryesore në perëndim.
Vitet e fundit, grupet nga Ballkani janë përfshirë në trafikun e migrantëve. Sipas raportit grupet nga Ballkani perëndimor ? veçanërisht nga Kosova dhe Shqipëria ? kanë ngjitur shkallët e hierarkisë në botën e krimit, si në Turqi ashtu dhe në marrëdhëniet e tyre me grupet turke që kanë lidhje me Ballkanin.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2...

Recommended