Top News - Një 37 vjeçar në pranga/ Kapen 9 emigrantë në ‘Range Rover’

  • 4 years ago
Transportimi i emigrantëve të paligjshëm me mjete luksoze nga zonat kufitare me Greqinë është një metodë e re që po përdorin trafikantët. Pas një rasti para disa ditësh ku emigrantët po transportoheshin me një BMW X5, këtë të enjtë policia ka kapur një makinë Range Rover që po transportonte 9 emigrantë nga Lindja e Mesme.

Kështu, në vijim të operacionit policor të koduar "Perimetri" një 37 vjeçar, banues në fshatin Vodicë, Berat, u kap në aksin rrugor rural Qafë Plloçë-Qukës, pranë fshatit Golik, duke transportuar me mjetin tip "Range Rover", në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 1000-1200 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. 37 vjeçari është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim?.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Arrested#TopChannel

Recommended