Qeveria mbyll club-et / Operatorët turistikë e artistët protestë në Lungomare: Po falimentojmë!

  • 4 years ago
VLORË- Operatoret turistikë, artistët dhe pronarët e shumë loungeve, apo lokaleve të natës po protestojnë në Lungomare p-as vendimit për mbylljen e club-eve dhe lounge-ve për shkak të shfrenimit të tyre dhe mosrespektimit të masave të parandalimit të pandemisë së COVID-it.

Ata janë mbledhur për të kundërshtuar vendimin e qeverisë, pasia kjo prek drejtpërdrejt punën e tyre dhe të ardhurat ekonomike. Me banderolën  "Vlora proteston na lini të shërbejmë" ata kërkojnë tërheqjen nga ky vendim i marrë më 20 korrik.Jemi shumë të penalizuar nga situata, të gjithë fajësojmë qeverinë, por ajo duhet të na ndihmojë jo të na penalizojë, kjo është kërkesa që po bëjmë në protestën e sotme. Mbyllja është falimentim për çdo biznes në të gjithë Shqipërinë. Ne sapo përgatiteshim kundrejt masave që kishte dhënë qeveria por na penalizoi më shumë se sa mendonim. njerëzit nuk duan që të pinë kafe e të shohin policin. Protestat duhet të bëhen në të gjithë Shqipërinë", tha një protestues.

Recommended