PD: Akt tinezar qe prish paktin dhe cenon stabilitetin

  • 4 years ago
Opozita e Bashkuar e konsideron një akt të rëndë ndryshimin e Kushtetutës, disa muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa thotë se teoria e ?faktit të kryer? bie ndesh me parimet e dialogut, duke iu referuar kështu veprimit të njëanshëm të mazhorancës për miratimin e këtyre ndryshimeve në komisionet parlamentare. Ky akt për ta cënon stabilitetin e vendit.

?Ecja drejt shkatërrimit nga Edi Rama i marrëveshjeve politike është një akt i rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.?

Opozita e Bashkuar thotë se këto ndryshime prishin të dyja marrëveshjet si atë të 14 Janarit dhe atë 5 Qershorit.

?Edi Rama po bën fakt të kryer ndryshimin e elementëve bazë të sistemit zgjedhor, duke hequr koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, duke ndryshuar konceptin e ndarjes administrative të zonave zgjedhore dhe organizimit elektoral, duke futur elementë të rinj në hartimin e listave dhe procesin e votimit, duke ndryshuar rregullat e administrimit zgjedhor?.

Opozita thotë se akti dëmton besimin e partnerëve strategjikë si SHBA dhe BE dhe se faturën për aktin e rëndë të dëmtimit të demokracisë në vend dhe integrimit të tij, duhet ta mbajë vetëm Kryeministri Edi Rama dhe jo shqiptarët.

Tv KlanSUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended