Gara për kreun e PD - Selami: Do ta rikthej PD në forcën që gjeneron sukses dhe progres

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vijim të turit të tij elektoral me demokratët Rrëshenit, Kurbinit, Krujës dhe Fushë Krujës për tu zgjedhur kryetari I PD, Eduard Selami siguroi se me zgjedhjen e tij në krye, demokratët do të gjejnë forcën për të marrë veten nga humbja e rëndë e zgjedhjeve të 25 qershorit.
Selami tha se si kryetar i PD, ai do ta kthejë PD në pushtet në zgjedhjet e ardhshme.
Selami: Unë kam besim absolut se demokratët janë forca më progresive e Shqipërisë që gjeneron sukses edhe progres dhe këtë e kanë dëshmuar faktet. Prandaj, kjo më bën mua kaq krenar që jam demokrat dhe unë jam këtu që me energjine tonë, tia dalim dhe në këtë sfidë të ringritjes së PD. Ne duhet ti rikthehemi edhe njëherë në forca që gjeneron sukses dhe progres, për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Këtë vend e kemi humbur, unë jam këtu që sëbashku këtë t?ia rikthejmë PD dhe unë kam besim që sëbashku do t?ia rikthejmë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/selami-do-ta-rikthej-pd-ne-forcen-qe-gjeneron-sukses-dhe-progres/

Recommended