PD: Dy nenet që shkeli Edi Rama në paktin e dakordësuar me heqjen e koalicioneve parazgjedhore
  • 4 years ago
TIRANE-Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se pakti i 5 Qershorit do të miratohet në Kuvend dhe se hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve nuk e prek. Por Partia Demokratike përmes sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi akuzoi Edi Ramën se me ndalimin e koalicioneve shkeli marrëveshjen e 5 qershorit.

Por ku bazohet selia blu për akuzat? Gazment Bardhi u shpreh se në nenet, 19 dhe 36 të draftit të dakordësuar pas marrëveshjes së 5 Qershorit mes palëve parashikohet që koalicionet të jenë në fuqi dhe jo të ndalohen, por me lëvizjen e fundit, sipas tij, Edi Rama e shkel paktin. "Për partitë pjesëtare të koalicionit që garojnë me lista shume-emërore të veçanta numri i kandidatëve në listën shume-emërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shume-emërore të partisë duhet të jetë i plotpjestueshëm me numrin tre". Pikërtisht në këtë, pra nenin 19 të dakordësimeve të përkthyera më pas në amendime ligjore, PD-ja thotë se ishte i qartë parashikimi që koalicionet lejohen.

Neni i dytë që evidentoi PD-ja ishte, 36-të në draftin e dakordësuar thuhet shprehimisht se ?Në rast kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë?. Duke i lexuar këto dy nene, PD-ja akuzon Edi Rama se këtu ka shkelur paktin e 5 Qershorit.

"Edi Rama gënjeu para shqiptarëve dhe partnerët strategjikë sot, kur deklaroi se do ndryshimet kushtetuese nuk prekin koalicionet. Faktet e mëposhtme nxjerrin zbuluar gënjeshtrat e Edi ramës:

Neni 68 i Kushtetutës aktualisht parashikon se:

?Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit.?
Recommended