Shehi në Report Tv: Rotacion jo se po shkëlqen opozita por se Rama e teproi! Murrizi të konvertohet

  • 4 years ago
TIRANE-Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë në Report Tv me gazetarin Besard Jacaj u shpreh se me apo pa koalicione opozita do të fitojë zgjedhjet, jo sepse po shkëlqen, por sepse Edi Rama e ka tepruar. "Me apo pa koalicion opozita i ka shanset përpara. Kemi për detyrë të sqarojmë kush janë formulat për ekonominë dhe rindërtimin e shtetit shqiptar, që e ka rrënuar Rama. Unë do të hyj, sido që të jetë formula do të hyjmë në zgjedhje, do i fitojmë me shumicë të madhe, edhe nëse ka ndonjë devijancë që do të shkojë nga Rama do të jetë gjë e mirë. Rotacion jo për shkëlqimin tonë opozitar, por sepse Rama e ka tepruar" tha ai.

Shehi është kundër mbledhjes së Këshillit Politik pa u votuar pakti i 5 Qershorit, ndërsa vlerëson faktin që Lulzim Basha nuk shkoi në mbledhjen e parë. "Nuk ka kuptim asnjë mbledhje sot e Këshillit Politik, kur nesër shumica duhet të japë një provë për marrëveshjen që mori përsipër, ta certifikojë. Pastaj gjykojmë nga e premtja e mbrapa. Ky është gjykimi i Bashës, por që e ndajmë edhe ne të tjerët. Një opozitë është, këto që janë brenda janë njerëzit e Ramës.Me këto zotëritë Rama mund të bëjë ctë dojë, ne nuk i njohim. Problemi kryesor është që këto njerëz morën përsipër të ndryshojnë Kushtetutën me një marrëveshje sipërfaqësore pa një debat publik, kur për vite me radhë nuk kemi ndryshuar sistemin vetëm me justifikimin se nuk mund të ndryshojmë kushtetutën. E gjitha kjo rrëmujë po bëhet të për të bllokuar koalicionin e bllokut opozitar. Por edhe sikur ta kalojnë, që do të jenë aventurë e madhe, zhgënjim për ndërkombëtarët. Bëhet për të fituar një % të vogël nga ajo që vjen nga prishja e koalicioneve. Kjo vjen si dallgë nuk e shpëtojnë dot, me apo pa koalicione është mbyllur kjo punë.

Recommended