Ora News - Rimbyllje në shenjë proteste, Shoqata e Bareve kërkon zgjidhje nga qeveria

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews


Pas ndalimit të muzikës pas orës 20:00 reagimi i shoqatës së bareve ka qenë i menjëhershëm, duke e konsideruar si një vendim të padrejtë, ata thonë se do mbyllin biznesin në shenjë proteste nëse nga qeveria nuk do të ketë një reagim për shqetësimin e tyre.


Ndalimi i muzikës pas orës 20:00 në çdo shërbim, për përfaqësuesit e shoqatës së bareve është një mbyllje e dytë pasi i penalizon dhe u shkakton shumë humbje.


Renato Panariti, pronar i një prej këtyre shërbimeve shprehet se i kanë dërguar qeverisë një kërkesë për rregullimin e këtij akti normativ dhe kërcënojnë se nëse nuk marrin asnjë reagim do mbyllin biznesin në shenjë proteste.


?Përveç një letre të hapur që do t?i dërgojmë kryeministrit , ministrisë së Financave dhe asaj të Shëndetësisë, do të jetë hapi i radhës, sepse nuk po na lënë të protestojmë në mënyrë të tjera, do të jetë mbyllja e lokaleve.?


Sugjerimi i pronarëve të këtyre bizneseve është shtimi i kontrolleve për respektimin e masave anti-Covid dhe jo ndalimi i muzikës.


?Ne i paguajmë taksat dhe qeveria ka një polici, që duhet të kontrollojë nëse lokalet i zbatojmë masat. Nuk kemi pse të digjemi të gjithë, pse disa lokale që i dimë shumë mirë kush janë, shkelin aktet normative.?


Akti normativ mbyll të gjitha lokale e natës dhe shërbimet e ngjashme si masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, megjithëse këto biznese nuk u rihapën pas daljes nga fatkeqësia natyrore ndërsa nuk lejohet as muzika pas orës 20:00.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rimbyllje-ne-shenje-proteste-shoqata-e-bareve-kerkon-zgjidhej-nga-qeveria-ndalimi-i-muzikes-na-falimenton/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3


For more content from click HERE www.oranews.tv


Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s


Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID


Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended