Top News - SHBA, përplasja me Kinën/ Të mbyllet konsullata në Houston

  • 4 years ago
Shtetet e Bashkuara urdhëruan Kinën të mbyllë konsullatën e saj në Houston, një lëvizje kjo e përshkruar nga Pekini si ?provokim politik? dhe nga Washingtoni si ?përpjekje për të mbrojtur pronën intelektuale amerikane?.


Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin tha se një lëvizje e tillë është ?fyese dhe e pajustifikuar?, ndërsa paralajmëroi hakmarrje. Vendimi erdhi pas raporteve se mbrëmjen e një dite më parë, në oborrin e konsullatës janë parë persona duke djegur dokumente.

Por, zyrtari kinez tha se konsullata po funksiononte normalisht. Të martën, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, deklaroi se Uashingtoni po synon krijimin e një koalicioni ndërkombëtar për të kundërshtuar ndikimin e Kinës. Ai e akuzoi Pekinin se po shfrytëzon pandeminë e koronavirusit për të çuar më tej interesat e veta.

Marrëdhëniet e SHBA-së me Kinën, janë të tensionuara për një sërë çështjesh, duke përfshirë tregtinë, të drejtat e pronësisë intelektuale, teknologjinë 5G dhe të drejtat e njeriut.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#China#TopChannel

Recommended