Përplasja e Metes me SHBA, Lorenc Vangjeli: Shkaqet jane te tjera

  • 4 years ago
Deklaratat e forta të Presidentit Ilir Meta me ambasadën e SHBA gjatë ditës së sotme, sipas analistit Lorenc Vangjeli nuk është për Gjykatën Kushtetuese. Ambasada amerikane propozoi sot që debatin për ngërçin kushtetues, palët ta dërgojnë për mendim tek Komisioni i Venecias.

I ftuar në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, Lorenc Vangjeli tha se nuk beson që të jetë propozimi i SHBA shkaku i përplasjes me Metën. Sipas tij, shkaqet janë të tjera dhe që ende nuk dihen.

Ngërçin në Gjykatën Kushtetuese, Lorenc Vangjeli e sheh si krizë politikë.

?Kjo është një krizë politike dhe zgjidhja e saj vjen me mjete politike. Po flasim deri tani për atë që duket. Presidenti deri tani na ka treguar formën por jo përmbajtjen e kundërvënies së tij ndaj SHBA. Thelbi i përplasjes nuk është kjo, është diçka tjetër të cilën ne nuk e dimë për momentin. Shkaqet duhet të jenë të tjera. Nuk e di, refuzoj të spekuloj mbi këtë gjë. Reagimi i parë në këtë mënyrë është proporcional. Në këto ditë do fillojmë të shikojmë shkaqet e vërteta të kësaj përplasje?, u shpreh analisti Vangjeli.

Recommended