Top News - Trump për pandeminë/ Situata do përkeqësohet në vazhdim
  • 4 years ago
Presidenti Donald Trump, i cili rifilloi të martën seancat e përditshme të informimit për pandeminë e koronavirusit, tha se me numrat e rasteve që po rriten në të gjithë vendin, ?Me të gjitha gjasat, fatkeqësisht (situata) do të përkeqësohet para se të përmirësohet?.


Gjatë informimit në Shtëpinë e Bardhë foli vetëm Presidenti Trump. Asnjë nga ekspertët e mjekësisë nga grupi i tij i punës për koronavirusin nuk ishte i pranishëm të martën.



Presidenti gjithashtu bëri deklaratën e tij më të fortë deri më tani në lidhje me veshjen e mbulesave të fytyrës, si një mënyrë për të ndihmuar në kufizimin e përhapjes së koronavirusit vdekjeprurës, i cili ka infektuar rreth 3.8 milion amerikanë dhe ka vrarë më shumë se 141?000, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins.

?Pavarësisht nëse ju pëlqen maska apo jo, ato kanë një ndikim?, tha Presidenti Trump, duke nxjerrë nga xhepi një maskë për fytyrën. ?Jam mësuar me maskën?, tha ai, pasi kishte sugjeruar prej disa muajsh se veshja e mbulesave të fytyrës ishte një deklaratë politike kundër tij.



Po të martën, kandidati i prezumuar për president i Partisë Demokrate, Joe Biden, duke parashtruar planin e tij ekonomik për vendin, fajësoi Presidentin Trump se dështoi të udhëheqë gjatë pandemisë së koronavirusit. Ai tha se ndërsa po shtohen rastet e infektimit me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, ?shumë amerikanë janë akoma pa punë dhe duke humbur shpresën?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#JohnsHopkins#TopChannel
Recommended