Top News - Përkeqësohet situata/ Numri më i lartë i të prekurve me Covid

  • 4 years ago
Lehtesimi i masave, por edhe mosrespektimi i rregullave te distancimit fizik kane perkqesuar situaten e pandemise se coronavirusuit duke sjelle edhe numrin me te larte te infektimeve ne 3 muaj. 36 raste raste te reja me covid jane raportuar nga ministria e shendetesise, ku 27 prej tyre jane konfirmuar ne tirane. shefja e sherbimit infektiv ne institutin e shendetit publik tha se qytetaret duhet te tregohen te pergjegjshem dhe te kuptiojne se covid 19 nuk ka ikur nga vendi yne.

Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithësecilit. Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam.
Në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë.
Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave e them dhe njëhërë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit.
Por shtimi i infektimeve nga dita ne dite, eshte shoqeruar edhe me shtim te shtrimeve ne spitalin infektiv. Shefja e departamentit te sumundjeve infektive ne ishp, u beri thirrje qytetareve te tregohen te pergjegjshem me qellim qe mos te humbasin ato cfare u fituan me sakrificen ne tre muaj



Një pjesë e mirë e tyre janë kontakte të rasteve pozitive që tregon që gjurmimi në terren po kryhet në mënyrë të fuqishme, i cili do të vazhdojë dhe do të përforcohet në javët në vijim.
Ajo që është e rëndësishme të theksojmë sot është që kemi një rritje të rasteve të cilët po trajtohen pranë shërbimit infektiv, të cilat janë 41 raste dhe prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar.
Të gjitha këto tregojnë që Covid19 nuk është lehtësuar, nuk është një sëmundje e cila kalon lehtësisht. Një pjesë e mirë e rasteve të cilat janë identifikuar kanë shenja klinike dhe një pjesë e tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spital.
Kjo kërkon që ne të jemi të përgjegjshëm gjatë gjithë këtyre muajve në mënyrë që të mos humbim atë që e fituam me shumë mund.
Nderkaq numri i te sheruarve ne vend qe nga fillimi i pandemise ka shkuar ne 960, por eshte rritur numri i rasteve aktive qe aktualisht jane 305, dhe jane raste kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1299 raste.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni...

Recommended