Top News - Gjyqi i Johnny Depp/ Gruaja pranon se e goditi me grusht

  • 4 years ago
Në seancën e sotme të gjyqit për shpifje mes yllit të Hollywood, Johnny Depp dhe ish-gruas Amber Heard, kjo e fundit ka pranuar më në fund se e ka goditur ish-bashkëshortin me grusht në fytyrë, dhe rrëfeu se ai ka shtyrë nga shkallët supermodelen britanike Kate Moss, kur ata ishin në një lidhje në vitet 1990.

Akuzat e aktores 34 vjeçare në gjykatën e Lartë të Londrës, erdhën pasi ajo kishte dëshmuar më herët se kishte qëlluar me grusht bashkëshortin gjatë një incidenti në 2015 sepse sipas saj, trembej se do të lëndonte motrën e saj Whitney.

Kur u pyet nga avokatja e Depp, Eleanor Laws, mbi dhunën e supozuar, Heard tha: ?Ai ka shtyrë Kate Moss nga shkallët, e kam dëgjuar këtë nga dy njerëz, e kam të freskët në mendje?.
?Kur unë e godita e bëra për të mbrojtur motrën time. Kam qenë për disa vjet dysheku i grushtave të Johnny-t por nuk e kisha goditur kurrë, kjo ishte hera e parë në disa vjet që ia ktheva?.
Avokatja e Depp akuzoi Heard se po ?shtonte? incidentin me Kate Moss në provat e saj, të cilin nuk e kishte përmendur kurrë më parë.

Laws tha: ?Ju po shtoni detaje për Kate Moss, të cilat nuk shihen në asnjë dokument. Ju nuk keni përmendur më parë Kate Moss dhe kjo tregon se po sajoni gjëra ?gjatë rrugës?. Kjo është hera e parë që e përmendni?.
Heard u përgjigj duke thënë se nuk ka pasur lirinë, kohën dhe energjinë për të listuar çdo incident në procedura.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JohnnyDepp#TopChannel

Recommended