Protesta artistëve/ U mblodhën para kryeministrisë për të kundërshtuar vendimin që s'lejon muzikën

  • 4 years ago
Që pas bërjes publike të aktit normativ për mbylljen e club-eve të natës, një pjesë e madhe e stafeve kanë dalë në protestë, ko vetëm gjatë mbrëmjes së të hënës, por edhe gjatë mesditës së sotme.


Ata kanë paralajmëruar që do të vijojnë protestat e tyre deri në heqjen e këtij akti. Sipas tyre ky është një dëmtim i madh për ekonominë e vendit si dhe për familjet e tyre të vogla.

?Kërkesat tona janë anulimi i aktit normativ ose të paguhemi për gjatë kohës që nuk do luajmë live, ose nuk do punojmë.
Jam kitarist, e vetmja punë që bej është muzika. Kërkojmë të na lenë të punojmë. Nuk kuptoj logjikën që një lokal dite nuk mund të ketë rrezik virusi dhe një lokal nate po. Të ngelemi pa bukë dhe të ruhemi nga COVID?!?.

?Kërkojmë një lloj menaxhimi të jetës së natës në kuptimin e punës apo të ekonomisë pas orës 8, ose të ketë një paketë ekonomike, e cila do të justifikojë humbjen qe njerëzit pësojnë nga ana ekonomike?.

?Jemi protestantë të të drejtave tona ekonomike dhe për të ushtruar profesionin tonë si artistë. Por edhe kameramanët, ndriçimi, të gjithë që punojnë në fushën e muzikës, lounge, apo restorante. Unë jam këngëtare dhe mua më është ndërprerë e drejta për të ushtruar profesionin tim?.

?Në çdo cep të Shqipërisë njerëzit i ke të grumbulluar dhe nuk mendoj që jemi ne problemi. Ne kemi profesionin tonë me të cilin ushqehemi?.

Policia e Tiranës ka proceduar 12 persona pas protestës së djeshme të artistëve para Kryeministrisë. Ata akuzohen për veprat penale ?Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme? dhe ?Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit?. Policia kërkoi që qytetarët të respektojnë distancimin social dhe të përdorin mjetet mbrojtëse në vendet publike, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Proteste#TopChannel

Recommended