Top News - Ngjan me bilanc lufte!/ Aksidentet, 1465 viktima në 5 vjet

  • 4 years ago
Më 17 shkurt të vitit 2014, Matteo Renzi, ish-kryeministri i Italisë, ndërsa linte Firencen për të shkuar në Romë për në detyrën e shefit të qeverisë, la një porosi të madhe.
Sipas tij ?një qytet nuk është i denjë për këtë emër, nëse nuk i kushtohet temës së sigurisë rrugore?. Dhe këtë e tha në një qytet ku respektohet çdo sinjalistikë, ku çdo drejtues mjeti, as e mendon të shkelë ndonjë pikë të kodit rrugor dhe sigurisht ku çdo qytetar e njeh shumë mirë çdo të drejtë të tij.
Dhe shifrat janë ato që flasin më shumë. Referuar statistikave zyrtare në harkun kohor të 5 vjetëve 2014-2019, në Shqipëri janë shënuar plot 1465 viktima, pa llogaritur edhe mijëra të tjera të plagosur.
Në këtë hark kohor, bie në sy shifra prej 270 viktimash në dy vite, përkatësisht 2015 dhe 2016, ndërsa në vitet e mëvonshme ka një ulje me 10, apo 20 viktima më pak.

Ndërkohë, nuk mungojnë as viktimat nga aksidentet hekurudhore. Referuar shifrave të 13 vjetëve nga 2006 deri në 2019 janë shënuar plot 58 viktima dhe 170 të plagosur.

Siguria rrugore është një shqetësim i madh shoqëror dhe aksidentet rrugore mbeten problem i rëndësishëm shëndetësor dhe ekonomik me të cilin përballet vendi ynë. Shqipëria përballet me një sfidë të madhe për sa i përket garantimit të sigurisë më të lartë të rrugëve në rajon. Kjo sfidë është veçanërisht e vështirë në një mjedis me zhvillim të shpejtë ekonomik, i cili do të çojë në rritjen e transportit rrugor.
Drejtuesit kryesorë të qarkullimit rrugor theksojnë me shqetësim se Shqipëria nuk ka trashëguar kulturë të trafikut të automjeteve dhe të cilësisë së rrugëve sipas standardeve. Ka nevojë për të ndryshuar sjelljet jo të përshtatshme të drejtuesve dhe për të përmirësuar edukimin e të gjithë njerëzve të cilët do të marrin pjesë në trafik.
Ekspertët rrugorë në të gjitha takimet me patrullat e qarkullimit rrugor në vend shprehen se siguria rrugore është një problem kompleks e shumësektorial dhe askush nuk do të mund të arrijë i vetëm zgjidhjen e problemeve të sigurisë me të cilat do të përballet vendi ynë në vitet në vazhdim.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MatteoRenzi#Accident#TopChannel

Recommended