Daci: Mazhoranca po mban peng gjykatën Kushtetuese

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Avokati Jordan Daci i ftuar në studion e lajmeve të RTV ORA deklaroi se mazhoranca po e mban peng Gjykatën Kushtetuese.

Daci rënditi disa rrethana si përplasja artificiale që krijoi mazhoranca me Presidentin.

Më tej Daci deklaroi kriteri që është bërë pengesë për Gjykatën e Lartë edhe atë Kushtetuese është pikerisht për të çuar njerëzit që ata duan, eshtë kriteri që mos të kesh pasur funksione politike 10 vitet e fundit, dhe kjo ka bërë që pjesa më e madhe e juristëve të kualifikuar që ka Shqipëria mos të kualifikohen

Daci: Mazhoranca po e mban Gjykatën Kushtetuese peng në disa rrethana. E para është përplasje artificiale që krijuan me Presidentin dhe vënien në lëvizje të Komisionit të Venecias thjesht për ta vonuar. Kontrollin që kishin mbi KED-në deri në largimin e ish kryetarit të KED, me bllokimim e Gjykatës së Lartë,

Bllokimi i Gjykatës së Lartë bëhet prej disa vitesh nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i cili nuk bën asgjë nga ato që ne presim për plotësimin e vendeve bosh në Gjykatën e Lartë.

Nga ana tjetër kemi një frymë politike e cila ka reflektuar në mendimin e juristëve, shumica e gjyqtarëve që mund të plotësonin kriteret për Gjykatën Kushtetuese, në fakt duhet ta themi se janë shumë pak ata që plotësojnë kriteret. Në një vend si ne kriteter ndonjëherë bëhen pengesë.

Kriteri që është bërë pengesë për Gjykatën e Lartë edhe atë Kushtetuese është pikerisht për të çuar njerëzit që ata duan, eshtë kriteri që mos të kesh pasur funksione politike 10 vitet e fundit, dhe kjo ka bërë që pjesa më e madhe e juristëve të kualifikuar që ka Shqipëria mos të kualifikohen dhe të ngelet konkurimi në nivel mediokër.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/daci-mazhoranca-po-mban-peng-gjykaten-kushtetuese/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended