Top News - Kriza politike në Kosovë/ Ekspertët: Po mban peng ekonominë
  • 4 years ago
Kosova është duke kaluar nga një krizë politike në tjetrën dhe kjo ka ndikuar dhe mbi ekonomine e cila sivjet pritet të goditet më së rëndi në dhjetë vjetët e fundit, thonë ekspertë të ekonomisë.

Ekspertët konsiderojnë se humbjet në ekonomi do të jenë edhe më të mëdha gjatë dhe pas pandemisë së COVID-19, përsa kohë institucionet dhe liderët politikë të vendit shohin si prioritet çështjet politike dhe lënë mënjanë ato ekonomike .Kjo situatë, sipas tyre, i ka penguar institucionet të gjejnë alternative për të ndihmuar ekonominë në këtë periudhe krize.

Safet Gërxhaliu, ekspert i çështjeve ekonomike, tha për Radion Evropa e Lirë se shumë procese ekonomike në Kosovë gjatë kësaj kohe kanë mbetur peng i jostabilitetit politik.

?Jemi dëshmitarë të një realiteti të hidhur të krijuar në Kosovë. Duhet të pranohet që vendi ka hyrë nga kriza politike në krizë ekonomike.

Jostabiliteti politik në aspektin psikologjik është duke fashitur shpresën te qytetarët. Shumë procese kanë mbetur peng i një diskursi të tillë politik. Ajo çka është më shqetësuese është se edhe pandemia si e tillë është politizuar?, tha Gërxhaliu. Me këtë vlerësim nuk pajtohen zyrtarë të Qeverisë në detyrë të Kosovës.

Zëdhënësi i saj Përparim Kryeziu, kujtoi për REL se kanë miratuar një Pako Emergjente Fiskale në vlerë prej rreth 180 milionë euro, e cila është në zbatim dhe po hartojnë paketën e dytë e cila ka në fokus vetëm rimëkëmbjen ekonomike. Kjo sipas tij, tregon se Qeveria në detyrë nuk e ka harruar përgjegjësinë që ka për shëndetin ekonomik.Por, Kryeziu shton se pot ë kishte qenë një situatë tjetër politike, sigurisht do të ishin hedhur hapa edhe më efikasë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlbinKurti#Kosovo#TopChannel
Recommended