Ora News - Gara për universitetin “Luigj Gurakuqi”, Adem Bekteshi kërkon tjetër mandat si rektor
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Adem Bekteshi, rektor në detyrë i Universitetit të Shkodrës ka shpallur kandidaturën për një mandat tjetër. Rritja e numrit të studentëve dhe cilësia e konkurueshmëria e këtij institucioni në rang rajonal, janë objektivat.

Ka zgjedhur të kandidojë për një mandat të dytë për drejtimin e një prej universiteteve më të rëndësishme në vend.

Rektori në detyrë i ?Luigj Gurakuqit? në Shkodër, Adem Bekteshi i cili e ka nisur tashmë fushatën, ka zgjedhur që përmes një komunikimi me mediat të shpalosë fillimisht arritjet në 4 vite, që sipas tij i japin mundësinë të kërkojë një votëbesim të dytë.

Bekteshi: Rikandidimin tim e bazoj në punën e bërë në mandatin e parë si dhe në projektet që kemi në të ardhmen.

Rritja e numrit të studentëve dhe cilësia e konkurueshmëria e këtij institucioni në rang rajonal, janë dy objektivat kryesore të mandatit të dytë.

Bekteshi: Duke shtuar programe të reja por duke rritur edhe cilësinë e përgatitjes së studentëve tanë.

Nuk preferoi t?i përgjigjet akuzave të rivales së tij në këtë garë Suzana Golemi, që deklaroi se do t?i kthente ligjshmërinë universitetit.

Bekteshi: Çdo kandidat ka planin e vetë të zhvillimit të universitetit.

Një ftesë e ka për studentët që në 30 korrik të bëhen pjesë e procesit vendimarrës, pasi vota e tyre ka rëndësi për të ardhmen e këtij institucioni.

Bekteshi: Që të vijnë dhe të votojnë e të mos e shpërdorojnë votën.

Prej vitit 1988 që është pjesë e sistemit arsimor universitar, prof.dr Adem Bekteshi ka kryer një sërë kualifikimesh në fushën e kimisë, ekologjisë dhe mësimdhënies në universitete dhe institute kërkimore të njohura në Europë e më gjërë.

Ai ka kontribut të vyer në konsolidimin dhe modernizimin e përmbajtjes dhe praktikave të kimisë, veçanërisht të kimisë së përgjithshme, kimisë analitike dhe asaj ujore.

Njihet si autor i disa programeve mësimore, veçanërisht i teksteve teorike, ushtrimeve dhe praktikave laboratorike.

Me një kontribut të shquar në kërkimin shkencor ai ka një bibliografi të pasur me mbi 80 artikuj dhe kumtesa në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Prej vitesh është anëtar i komiteteve shkencore të shumë konferencave ndërkombëtare.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/gara-per-universitetin-luigj-gurakuqi-adem-bekteshi-kerkon-tjeter-mandat-si-rektor/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended