Top News - Putin e pranon... Synon të kërkojë mandat tjetër

  • 4 years ago
Presidenti rus, vladimir putin ka lënë të kuptohet në një intervistë të fundit se do të kandidojë sërish për president nëse një seri amendamentesh të kushtetutës që do ta lejonin atë ta bënte këtë do të miratohen në referendumin e 1 korrikut. Sipas ligjit aktual, putin duhet të dorëhiqet si president në 2024 kur mandati i tij në detyrë të mbarojë. Amendamentet ndërkohë do ti hapnin rrugë atij të qëndronte në pushtet edhe pasi ky mandat të përfundojë, ndoshta deri në 2036. Ndryshimet e kushtetutës janë miratuar tashmë nga ligjvënësit dhe nga gjykata supreme ruse. Në një intervistë të transmetuar në televizionin shtetëror rus, putin tha se ai nuk përjashtonte mundësinë e kandidimit për një mandat tjetër nëse amendamentet do të miratoheshin nga zgjedhësit.

Nëse kjo nuk ndodh, brenda dy vjetësh ? tha Putin, në vend të punës normale në të gjitha nivelet e pushtetit, të gjithë do të fillojnë të shohin vërdallë për pasuesin e mundshëm. Por ne duhet të vazhdojmë punën, jo të kërkojmë për pasues ? tha ai. Putin ka shërbyer si president i rusisë nga 2000-2008 dhe më pas u rikthye në rol në 2012. Nga 1999 deri në 2000, ai ka qenë kryeministër dhe e mori këtë pozicion edhe mes dy mandateve të tij presidenciale, nga 2008 deri në 2012.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Putin#TopChannel

Recommended