Thaçi mbërrin në Morinë: Qindra kosovarë e presin me valle, flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Pas mbërritjes në Tiranë nga Haga, ku u intervistua për 4 ditë nga Gjykata Speciale, Presidenti Hashim Thaçi mbërriti në Morinë.

Ai u prit nga dhjetëra qytetarë ishin mbledhur në pikën kufitare të Morinës, sapo Thaçi njoftoi se do të nisej drejt Kosovës.

Thaçi zbriti nga automjeti zyrtar dhe përshëndeti të gjithë qytetarët që kishin dalë për ta pritur.

Shumica prejt tyre ishin ish-pjesëtarë të UÇK-së, dhe pritën presidentin Thaçi Thaçin me valle, flamuj kombëtarë dhe simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata shprehen se Thaçi do të dalë i pafajshëm sepse lufta e UÇK-së ka qenë e domosdoshme.

?Me e prit presidentin. Ai është i pafajshëm dhe do të jetë. Jemi krenarë për të. Lufta jonë ka qenë e domosdoshme. UÇK-ja nuk ka bërë ashtu siç thotë proipaganda ruse dhe serbe. Paraqitja e tij ishte mjaft dinjitoze.?

Më herët, presidenti Hashim Thaçi njoftoi se kishte mbërritur në Tiranë, pas 4 ditësh intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Thaçi tha gjithashtu se do të nisej drejt Kosovës dhe ditën e nesërme (18 korrik) në orën 20:00, do të fliste për 4 ditët e kaluara në Hagë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/qindra-kosovare-presin-khimin-e-thacit-me-valle-flamuj-kombetare-dhe-te-uck-se/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended