Raporti: Shqipëria, lider botëror i prodhimit të marijuanës. Paratë investohen në turizëm e ndërtim
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Për herë të parë Antimafia Italiane sinjalizon se paratë e fituara nga aktiviteti i paligjshëm i grupeve kriminale shqiptare në Itali investohen në Shqipëri në asete strategjike si në sektorin e turizmit dhe të ndërtimit.

E reja më e fundit që nënvizon Antimafia Italiane është në ndryshimin e rolit që Shqipëria ka marrë në skenarin kriminal kombëtar e ndërkombëtar të trafikut të drogës duke u bërë vendit tranzit kryesor i trafikut të heroinës nga Afganistani e Azia Qëndrore e grupet kriminale shqiptare në rolin e brokers importojnë sasi të mëdha kokainë nga Kolumbia për tregun europian.

Shqipëria është prodhues i parë i marijuanës në Europë e ndër vendet e para në nivel botëror e grupet kriminale shqiptare vazhdojnë të jenë ndër më kryesoret e më komplekset në Itali. Trafiku i drogës nga Shqipëria nuk është ndaluar dhe gjatë emergjencës së pandemisë Covid 19.

Këto janë konkluzionet e dala nga raporti i fundit i Antimafias Italiane i cili nënvizon se ka ardhur koha që grupet kriminale shqiptare të konsiderohen mafia.

Gjithashtu Antimafia Italiane konfirmon përdorimin e teknologjisë së avancuar në përdorimin e skafeve me drogë të nisura nga Shqipëria e të telekomanduara automatikisht nga larg e pa pilot.

Departamenti i Antimafias Italiane ka hartuar raportin e dytë gjashtëmujor të vitit 2019 që përmbledh aktivitetin kriminal të mafias italiane e të grupeve mafioze të huaja në Itali në periudhën kohore korrik- dhjetor 2019.

RTV Ora ka mundur të sigurojë raportin prej 888 faqesh në të cilin kriminaliteti shqiptar e Shqipëria janë analizuar në dy kapituj të veçantë.

Antimafia italiane imformon se grupet kriminale shqiptare janë të pranishëm në pjesën më të madhe të territorit kombëtar e janë ndër organizimet etnike më komplekse e të artikuluara të aftë të veprojnë në nivele të ndyshme.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/raporti-shqiperia-lider-boteror-i-prodhimit-te-marijuanes-parate-e-droges-investohen-ne-turizem-e-ndertim/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended