Ora News - Kinema verore në Shkodër, rikthehet tradita e munguar për më shumë se 3 dekada
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pas më shumë se tre dekadash, qytetarët por dhe turistët në Shkodër do të kenë mundësinë të shohin një film në ambient të hapur. Atje ka një tentativë për të rikthyer kinemanë verore pas më shumë se 3 dekadash mungese!

Rikthim i një tradite që në Shkodër kishte munguar për më shume se 3 dekada. Kinemaja verore mori jetë në sheshin e qendrës turistike të Shirokës, me një prej filmave komedi hit të kinematografisë shqiptare ?Çifti i lumtur?.

Një përzgjedhje e veçantë pasi ky film i realizuar në vitin 1976 me trupën e aktorëve të teatrit ?Migjeni?, është xhiruar i gjithë në Shkodër.

?Është hera e parë që e shoh si kinema, pasi kinemaja nuk është funksionale për sa i përket filmit.?

Qytetarë të të gjitha moshave shijuan nën freskinë e flladit të liqenit batutat e këtij filmi që sa herë shfaqet në ekran të dhuron të qeshura por edhe nostalgji për Shkodrën e dikurshme.

Vetë qytetarët për Ora News kërkojnë që kjo nisëm të vazhdojë edhe në lagje të tjera të qytetit.

?Është bukur, na ka kthyer në kohë.?

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/kinema-verore-ne-shkoder-rikthehet-tradita-e-munguar-per-me-shume-se-3-dekada/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended