Top News - Pallatet e dëmtuara/ Tiranë, nisin dëgjesat publike
  • 4 years ago
Bashkia e Tiranes nisi degjesat publike me inxhinierë ndërtimi dhe ekspertë qe kane bere vleresimet ne terren lidhur me pallatet e demtuara nga termeti i 26 nentorit ne zonen e kombinatit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha gjate takimit siguroi qytetarët se fjala e fundit për marrjen e një vendimi të tillë u takon inxhinierëve të licencuar dhe ekspertëve, në bashkëpunim me Institutin e Ndërtimit.

?Asnjë nuk e ka të lehtë kur largohet nga shtëpia, madje as kur ndërron një shtëpi ku ruan kujtimet e fëmijërisë, le më kur është i detyruar për shkak të tërmetit. Por, janë vendime të drejta e të rëndësishme që duhet t?i marrim sot. Për çdo studim të thelluar të një pallati ka 7-8 libra me raporte; ka gjithashtu, edhe oponencën teknike të Institutit të Ndërtimit. Nganjëherë lipset të marrim vendime të vështira, por të drejta. Historitë si Astiri, Teatri, kanë gjithmonë rezistencë, por duhet të marrim vendime. Agonia e mungesës së vendimmarrjes na çon në kolaps, ndaj kjo është arsyeja pse parashikoj që për vendimet që do marrim sot e në vijim, mbledhjen e komisioneve të Këshillit Bashkiak do ta quajmë të hapur derisa t?i mbarojmë të gjitha dëgjesat, para se të shkojmë për votim.
Veliaj tha se në Këshillin Bashkiak janë miratuar 3 mijë pagesat e para për dëmshpërblimet cash, ndërsa shumë shpejt do të miratohet edhe lista me 3 mijë emrat e tjerë, deri në përmbylljen e plotë të 7 mijë dosjeve të mbetura.

?Edhe nëse pas meremetimeve tepron diçka, nuk na detyrohen asnjë faturë mbrapsht, le të shkojë për pushimet e atyre familjarëve që u traumatizuan me dëmet që patën në shtëpi. Ndërkohë, miratuam 200 kontratat e para të shtëpive individuale DS4/DS5 dhe kemi marrë nga të gjitha studiot inxhinierike akt-ekspertizat për 92 objekte pallatesh, nga të cilat deri në këtë moment 52 kanë rezultuar për prishje, 10 për rikonstruksion, 8 në proces diskutimi, dhe të tjerat pa problematika?,

Kryebashkiaku tha se se ?KombinArt? është një nga projektet që jo vetëm do t?i japë zgjidhje strehimit të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, por do të sjellë zhvillim zones, duke e kthyer atë në polin më të ri të kryeqytetit për artin dhe kulturën.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter ...
Recommended